Skip to content
Të Gjitha

“Jeni në Kuvend, jo në selinë e PS”! Deputeti bën akuzën e fortë: Po bëni pazare me Metën për KLSH

· 2 min lexim

Në seancën e sotme plenare, tonet i ka ngritur deputeti i opozitës, Halit Valteri.

Ky i fundit ka sulmuar verbalisht kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, për nisjen e seancës një orë me vonesë.

Valteri është shprehur se është Kuvendi i Shqipërisë dhe jo selia e PS që të hyjnë, të fillojnë e të dalin kur të duan ata.

Deputeti Valteri akuzoi socialistët për këtë vonesë, pasi shkak për nisjen me vonesë të seancës u bë mbledhja për të shqyrtuar propozimin e presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe jo selia e PS. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00.

Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve.

Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata”, u shpreh deputeti Halit Valteri.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë të drejtë deputetit Valteri, duke u shprehur se nuk do të përsëritej më një vonesë e dytë e seancës plenare.

“Shqetësimi juaj është i drejtë. E thashë në fillim të seancës se nuk do të ndodhë më.

Nuk do të përsëritet më”, u shpreh Gramoz Ruçi.