Nga Elton Qyno
Teksa në 1 shkurt 2025, prokuroria e Barit në Itali lëshoi 28 urdhër-arreste për arrestimin e anëtarëve të klanit “Troplini” në Shkozet të Durrësit si të dyshuar në trafik kokaine, në Tiranë 10 ditë më vonë drejtuesi në hije i këtij klani, Xhevdet Troplini, firmoste në zyrat e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, një kontratë për marjen e një grandi financiar.
Troplini njihet në Durrës si “Poja i Durrësit” dhe më parë është arrestuar në Itali për trafik droge. Ndërsa në Shqipëri gëzon dhjetëra prona dhe konsiderohet nga SPAK si një ndër njerëzit me ndikimin më të madh në qytetin e Durrësit dhe administratën policore.
Kontrata e këtij Grandi me Nr.protokolli 200/5 mban datën 11 shkurt 2025, dhe është firmosur nga Xhevdet Troplini, në cilësinë e Personit Fizik dhe Ardita Kuçit, Drejtoresha e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural që është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

Njëherësh firmëtarë të kësaj kontratë “Grandi Financiar”, janë dhe komisioni që ka pranuar aplikimin e Xhevdet Troplinit si H.Myrta, S.Hodaj, A.Caco dhe S.Harizi.
Përmes kësaj kontrate të siguruar nga gazetari Elton Qyno, fermeri Xhevdet Troplini, siguroi në muajin shkurt 2025 nga fondi i AZHBR-së shumën financiare prej 22 milion e 577 mijë lekë të vjetra.
Qëllimi i përfitimit të kësaj vlere financiare nga Troplini është blerja e një traktori, si investim në agregate në mekanikën bujqësore për fermën e tij, të hapur në muajin Mars 2021 në Xhafzotaj të Durrësit, ku mbarështon dhe rrit kafshë e më pas i shet ato.
Sipas kësaj kontrate investimi i marë nga Buxheti i Shtetit, duhet të vihej në zbatim deri në datën 30 qershor 2025. Ky nuk është Grandi i parë që Xhevdet Troplini arrin të fitojë nga AZHBR.
Kujtojmë se në 2006 Troplini u arrestua për trafik droge në Itali. Dosja kundër tij në Shqipëri, ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve.
Në atë kohë Troplini akuzohej për trafik ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë 3 dite para arrestimit të Troplinit në 2006, disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në Bari, me një sasi prej rreth 20 kg heroine. Droga kalonte nga Turqia, Shqipëria dhe më pas, në Itali.








