Skip to content
Aktualitet

Itali/ Shqiptari ‘tërbon’ nga xhelozia, tenton të mbysë bashkëshorten italiane me tel, por…

· 1 min lexim

Ka tentuar që ta vrasë në një formë krejt makabër bashkëshorten e tij italiane, pasi kjo e fundit po përpiqej ta linte, por gruaja i ka bërë “gropën”…

Një 47-vjeçar shqiptar e ka pësuar keq pasi ai ka tentuar të mbysë me tel elektrik gruan e tij, në Genova të Italisë. Mësohet se 47-vjeçari ka bërë këtë veprim për shkaqe xhelozie.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa burri ftoi në banesë gruan, me të cilën po divorcoej, për të marrë një dokument pune.  Pasi debatuan, ai mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste atë.

Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja 41-vjeçare arriti ta qetësonte bashkëshortin e saj shqiptar, duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Pasi mbërriti në spital, ajo u tregoi mjekëve se i shoqi ishte vetë agresori. Këta të fundit thirrën policinë dhe burri u arrestua nën akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

/Burimi: Genova.it/ Përshtati: GazetaReforma.com/