Skip to content
Të Gjitha

Itali: Shqiptari dhunon brutalisht gruan se nuk zbatonte kanunin

· 1 min lexim

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar për akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare.

Dyshohet se bashkëshorti kërkonte nga gruaja, që ajo t’i përmbahej rregullave kanunore.

Mediat italiane raportojnë se ai e rrihte, i kërkonte që ajo të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, ndër të tjera ai i kërkonte edhe pagën mujore. Sulmet e 34-vjeçarit ndaj gruas ishin brutale.

Nga dhuna e madhe ai i ka thyer dhëmbët e përparme bashkëshortes, kjo skenë është parë edhe nga vajza e vogël e çiftit. Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i ka kërkuar divorcin.

Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.

Pasi ka duruar shumë tortura të rënda nga shqiptari, gruaja është drejtuar në polici, duke denoncuar dhunën e bashkëshortit.