Skip to content
Uncategorized

Ishte nisur nga RMV për festën e Pavarësisë, aksidentohet autobusi me nxënës

· 1 min lexim

Një autobuz nga Gostivari është aksidentuar pak kilometra larg qytetit të Librazhdit.

Bëhet me dije se në autobus ishin nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që ishin nisur për në Tiranë dhe në Vlorë për Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.