Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-presidenti Moisiu: Vetëm këtu te ne zgjidhen president me flokë të zeza akoma

18:33 02/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Mandati i Ilir Metës si President i Republikës do të jetë deri në 24 korrik 2022, dhe ndërkohë që tashmë ka filluar të flitet se kush mund te jetë kreu  i ardhshëm i shtetit.

Ish presidenti Moisiu u shpreh për “Fax News” se do të ishte më  efektive që  Shqipëria të kishte një president mbi palët, dhe që mazhoranca të mos mjaftohej me votimin e tij me 71 vota. Ai tha se Kushtetuta parashikon zgjedhjen me 84 vota të drejtuesve të një rëndësie më të ulët, ndërkohë që te presidenti është bërë përjashtim me qëllim shmangien e krizave politike.

“Unë e kam thënë prej kohësh, që për mua zgjedhjen e presidentit e kemi të gabuar, u zbut Kushtetuta, duke lejuar zgjedhjen me 71 vota, në mënyrë që të mos prodhohej krizë. Ne zgjedhim avokatin e popullit me 84 vota dhe presidentin me 71.

Ne kemi nevojë për një president që të jetë me të vërtetë mbi palët, dhe të ketë si qëllim bashkimin e kombit. Edhe lufta politike që bëhet këtu te ne çon në shumë shkëputje, ne akoma mbajmë gjallë partizanët dhe ballistët, askush nuk merret më me historitë e luftës së dytë botërore.

Nuk mund të vësh qëllim votën, dhe të dëmtosh unitetin e popullit”, tha Moisiu, ndërkohë që nuk preferoi të jepte kandidaturat që sipas tij do ti voliteshin vendit.

Cilat janë kandidaturat që mund të jenë mbi palët?

“Unë them që mund të gjenden kandidatura të tilla, shembujt janë, puna është a ka vullnet real që presidenti të jetë mbi palët, e do secili që ta tërheqë me vete. Politikanët tanë duhet të jenë më sëriozë, këtu te ne zgjidhet presidenti me flokë të zeza, i duan të rinj, presidenti duhet të jetë ‘baba i kombit’, nëse mund ta themi.

Gjithë bota i zgjedh presidentët në një moshë të caktuar, që tregon përvojën. Është një njeri që i ka zgjidhur problemet e tij. Ti ke një Itali të tërë që u rikthye prapë te një president që kishte deklaruar se nuk do të vazhdonte më në atë detyrë.

Duhet të jenë njerëz që e ndjejnë si detyrim, që e marrin përsipër atë detyrë dhe nuk merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë shembuj nga ana morale, duhet të gjenden, dhe une mendoj se gjenden”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Bilanci i COVID-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen në 24 orët e fundit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip