Skip to content
Të Gjitha

Ish-kryebashkiaku i Hasit shkon si i pandehur në SPAK, Lala: Peshqit e mëdhenj po lundrojnë të lirë

· 1 min lexim

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë nën hetim ditën e sotme ish-kryebashkiakun socialist të Hasit, Adem Lalën.

Lala është zyrtari i parë lokal që thirret nga SPAK si i pandehur.

Ish-kryebashkiaku i Hasit kandidoi nga koalicioni LSI-PS në vitin 2015.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e një ndertese në Has, por që më pas u anulua.

Ai do të paraqitet në SPAK më 18 qershor, ku pritet t’i komunikohet edhe akuza nga prokurorja Enkeleda Millonai.

Mësohet se hetimi për Lalën ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kuksit dhe më pas është transferuar në SPAK.  Po kështu më 18 qershor do të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme , ku do japë deklarimet e tij.

Në një intervistë për “News24”, ai është shprehur i pashqetësuar pasi nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje.

Ai ka shprehur shqetësimin se ndërkohë peshqit e mëdhenj po lundrojnë lirshëm, SPAK merret me këto çështje.