Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ironia e Lutfi Dervishit për pagat: S’prekën pensionet se donin të provonin në kurriz pasojat

22:00 23/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë sot në Komisionin e Ekonomisë, për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve.

Ai ka shkruar se “shërbëtorët e popullit” janë aq altruistë, saqë nuk rritën pensionet me arsyen e vetme që të provonin vetë të parët pasojat e një vendimi të tillë, ndërsa parashikoi edhe një ndikim në “paradën e modës së çdo të enjteje në Parlament”.

Postimi i plotë:
Arsyet e forta pse duhet rritur me doemos rroga e deputetëve
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen.

Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.

Ai kallzoi menjëherë tek kolegët vlerësimin qesharak që i bëhej deputetëve të një vendi aspirat për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomise.
Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike.

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbëtoret e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave.
Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizëm shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë shërbëtorët e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjarak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?
Ngritja e rrogave të deputetëve është një tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…
Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trajnimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trajnimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbejnë më kërcenim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zviceriane dhe paundi britanik nuk do të trondisin lekun.

Me rritjen e rrogës se deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshem sa më parë.
Rritja e rrogës se Ministrave dhe deputetëve është përgjigja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërcipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do i jape fund njëherë e mire dramës që i shoqëron shpeshmi me telefonata anonime pasi shitës dysheqesh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ja mbushëm kutinë plot me vota e meritojnë t’ja mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Shifër marramendëse, shitet ora e perandorit të fundit kinez

Shifër marramendëse, shitet ora e perandorit të fundit kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.