Skip to content
Të Gjitha

Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Përroi i Qesarakës pushtohet nga mbetjet

· 2 min lexim

Ndotja e lumenjve mbetet një nga problematikat më serioze në vendin tonë, teksa deri tani asnjë institucion nuk i ka hedhur sytë rreth asaj që ndodh.

Ndonëse është vetëm pak minuta nga qendra e kryeqytetit, në një zonë të banuar dhe shumë pranë malit të Dajtit askush nuk është kujtuar të vërë dorë për të ndaluar krimin mjedisor, që po ndodh në përroin e Qesarakës, që është pushtuar nga mbetjet.

Report Tv ka siguruar disa foto nga vendngjarja, duke përcjell pamje vërtetë të turpshme.

Ky përrua bashkohet me lumin e Babrrusë për të përfunduar në lumin Tirana e më pas Ishëm dhe grykëderdhjen e tij në Adriatik.

Ky territor duket se është jashtë kontrollit të Policisë apo pushtetit lokal edhe pse konsiderohet pjesë e kryeqytetit.

Deri tani askush nuk është kujtuar se kush i ka hedhu këto mbetje, sa herë janë kontrolluar lumenjtë, përse nuk janë pastruar?

Situata bëhet edhe më serioze me fakti se një panorama e tillë paraqitet edhe në lumenjë të tjerë, si grykëderdhja e Ishmit, baseni i përroit të Arbanës,

Veç plastikës që dominon në këto basene, nuk mungojnë mbetjet spitalore dhe ato inerte si në basenet e këtyre lumenjve ashtu edhe në grykëderdhjen e Adriatikut, në plazhin Adriatik dhe kepin e Rodonit.