Skip to content
Aktualitet

I vodhi 30 mijë dollarë klientit, gjykata lë në burg drejtorin e bankës

· 1 min lexim

Ditën e djeshme, policia e Tiranës arrestoi drejtorin e një nga filialeve të bankës Alpha Bank.

35-vjeçari Florant Nako, shfrytëzoi postin e tij për t’i vjedhur një klienti 30 mijë dollarë amerikanë.

Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit.

Ditën e sotme , gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mbi 35-vjeçarin rëndon akuza “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.