Skip to content
Të Gjitha

I thyen xhamin gjatë natës, sulmohet makina e gazetarit në Lezhë

· 1 min lexim

Makina e gazetarit të “Abcnews”, Gjergj Figuri është sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ka qenë vetë gazetari, i cili ka publikuar fotot e makinës në profilin e tij në Facebook.

Figuri tregon se makina është parkuar në rregull dhe nuk ka dijeni për arsyen e sulmit.

“Kjo eshte makina ime… gjate nates me kane thyer xhamin e perparme dhe cuditerisht makina ndodhet e parkuar ne rregull dhe ne nje zone ku nuk mund te bjere asgje nga lart. Nuk e di qellimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di qe do ta gjej se kush e ka bere”, ka shkruar Figuri.

Figuri është gjithashtu kryetar i Unionit të Gazetarëve për qarkun e Lezhës.