Skip to content
Të Gjitha

I pranoi të gjitha në Polici: Pranga 72-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një të mitur

· 2 min lexim

Një 72-vjeçar me iniciale B.T., nga Saranda është arrestuar ditën e sotme pasi në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qytetit i Sarandës.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i moshuari ka pranuar akuzat edhe para efektivëve pasi është arrestuar.

Sakaq, nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhërave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale, teksa nuk dihet ende asgjë rreth të miturës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur.”

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale. Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur.”