Skip to content
Të Gjitha

I ofroi rryshfet policit për të përfituar marrjen e pasaportës, arrestohet 58-vjeçari në Fier

· 1 min lexim

Është arrestuar nga policia ditën e sotme një  58-vjeçar banues në Fier pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë së rendit.

58-vjeçari i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për të përshpejtuar procedurat e tërheqjes së pasaportës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit për shkak se kemi të bëjmë me një rast korrupsioni aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i policisë 

Fier

Goditet një rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.