Skip to content
Të Gjitha

I hodhi vjehrrës fostoksinë te lëngu i portokallit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Marjana Cmetën

· 1 min lexim

Prokuroria e Kirmeve të Rënda ka kërkuar ditën e sotme 35 vite burg për Marjana Cmetën, nusen që helmoi vjehrrën me fostoksinë, shkruan “Faxneës”.

Kjo ngjarje daton më 30 prill të 2018-ës në Kamëz.

Të gjithë historinë, 23-vjeçarja ia kishte rrëfyer hoxhës Hysen Shehu.

Cmeta hodhi fostoksinë te lëngu i portokallit dhe i tha vjehrrës që ta pinte, pasi ishte lëng magjik, i cili do të shuante konfliktet ndërmjet tyre.

Në asnjë moment ajo nuk pranoi helmimin, por pohoi se ditën e ngjarjes kishte pasur përleshje fizike me të.

Gjithashtu e reja akuzon të afërmit e burrit të saj, për situatën e krijuar.

Pjesë e provave që disponon prokuroria është edhe një USB, brenda së cilës është një filmim me titull, “Vrasja e magjistarit”, për të cilin e pandehura thotë se e ka futur, ish-bashkëshorti, Oltjani.

Pas dëshmisë së Cmetës, trupa gjykuese me kërkesë të prokurorit, kundërshtoi pjesërisht deklaratën.

Krimi u zbulua me këmbënguljen e Oltit, ish-bashkëshortit të saj. Ky i fundit arriti të siguronte videon 72-minutëshe, ku e reja i rrëfen Hoxhës sesi kishte helmuar vjehrrën, me bindjen se i kishte bërë magji.