Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“I gatshëm të tregoj emrat në polici”, djali i jetimores së Shkodrës konfirmon historinë tronditëse të Adrianës

16:21 10/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Lajmi tronditës i bërë publik pak ditë më parë në “Top Channel”, është konfirmuar edhe nga një djalë i cili ka jetuar në të njëjtën jetimore në Shkodër, së bashku me Adrianën.

Kjo e fundit, ka treguar në televizion të gjithë historinë tronditëse të jetës së saj, sesi ishte rritur në jetimoren e Shkodrës e sesi ishte abuzuar në moshën 12-vjeçare nga roja i jetimores për një kohë të gjatë.

27-vjeçarja rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij.

Po ashtu Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e kësaj jetimoreje abuzoheshin seksualisht.

Akoma më tronditës ishte fakti që jo vetëm roja i shkollës i kishte përdhunuar, por edhe mësuesit apo kujdestarët, në bodrumin e shkollës.

Përgjatë gjithë fëmijërisë Adriana ishte abuzuar, derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte larguar tek konvikti i vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër.

Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se ajo luanin rolin e tutores, duke detyruar atë dhe shoqet e saj të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”, Ervis Zefi, djali që ka jetuar në të njëjtën jetimore në Shkodër së bashku me Adrianën, ka konfirmuar atë që ka rrëfyer ajo.

Sipas tij është e vërtetë që në atë institucion ka pasur ngacmime seksuale dhe dhunë ndaj fëmijëve.

“Historia e Adrianës është shumë reale sepse unë kam qenë vetë aty.

Roja i jetimores i kapte vajzat nga gjoksi, i gjuante në të ndenjura.

Adrianën e ka kapur prej flokësh dhe e ka futur te kaldaja. Personeli fuste fëmijë më të rritur se ne për të na rrahur.

Roja i natës rrihte edhe fëmijët me nevoja të veçanta. Mësuesit e shkollës kanë pasur dijeni për dhunën dhe ngacmimet.

Unë kam qenë me Adrianën nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe i di të gjitha gjërat që kanë ndodhur aty.

Nuk heq as pikë e as presje nga historia e saj. Në vitin 2003 kushtet nuk kanë qenë aspak të mira dhe ka patur dhunë nga personeli.

5 persona mund të kenë qenë të mirë me ne.

Shumica e personelit dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht. Na rrihnin, na linin me një këmbë”, ka treguar Zefi ndër të tjera.

Djali ka folur edhe për psikologen, Antonjetën, e cila pretendon se ka qenë pjesë e personelit të jetimores dhe ka hedhur poshtë deklaratat e Adrianës në daljet në media.

Sipas Ervisit, psikologia në fakt nuk ka qenë e pranishme në periudhën kur kanë ndodhur këto ngjarje në shtëpinë e fëmijës.

Madje ai thotë se ajo nuk i ka ndihmuar aspak.

“E njoh Antonjetën, por jo personalisht.

Ajo na thoshte se nuk merrem me kopilat e fëmijës së shtëpisë. Një psikologe nuk mund të dalë e të flasë ashtu.

Ajo nuk ka qenë asnjëherë e pranishme dhe nuk na ka folur për dhunën apo për përdhunimin.”

Zefi nuk ka nguruar t’i denoncojë punonjësit e jetimores edhe me emra dhe është i treguar i gatshëm të dëshmojë përpara autoriteteve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: adrianesdjali i jetimoresemrat ne policihistorinë tronditëseI gatshëm të tregojkonfirmonshkodres

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Paditi anëtarët e KIZ për procesin zgjedhor gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon rektorin Mynyr Koni

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip