Skip to content
Të Gjitha

I dënuar në Itali për organizatë kriminale, arrestohet në Fushë-Krujë 47-vjeçari i rrezikshëm (EMRI)

· 1 min lexim

Policia në Fushë-Krujë, falë edhe mënyrave operative në terren, ka arrestuar sot një 47-vjeçar, icili ishte dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me 10 vite burg për anëtar organizate kriminale dhe grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Agim Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Sipas Policisë, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.