I dënuar me burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Artur Sallaku, 52 vjeç, është arrestuar në Tiranë gjatë operacionit “Operacionalja 30”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 21 vite burg në Itali për trafikun e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi kriminal.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere e ka dënuar në vitin 2004 për këtë krim. Interpol Tirana është në bashkëpunim me Interpol Romën për ekstradimin e tij në Itali.