Skip to content
Kryesore

I akuzuar nga SPAK, kapet i shumëkërkuari

· 1 min lexim

Klajdi Merkaj i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Itali me qëllim për tu ekstraduar.

GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri.