Skip to content
Të Gjitha

Hyn në liqen për të nxjerrë varkën, mbytet shqiptari në Itali

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meina, Itali, ku një shqiptar është gjetur i mbytur në liqenin Maggiore.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, Festim Brankollari , i cili është gjetur i vdekur ditën në djeshme në ujërat e liqenit.

Sipas mediave italine, 38-vjeçari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, mirëpo për shkka të erës së fortë, varka e ka tërhequr me vete, duke bërë kështu që Brankollari të humbte jetën.

Ai është nxjerrë nga liqeni pas shumë orësh kërkime nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit të cilët e kanë gjetur në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.