Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën në spital i burgosuri nga Kukësi (Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një i burgosur ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardio-respirator. Bëhet me dije se i burgosuri i identifikuar me emrin Adem Tale ishte dënuar me 35 vite burg për vrasje. 80-vjeçari ishte shtruar në spital me datë 6 Qershor, por nuk mundi që të mbijetonte. I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023.

Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale. Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.

Njoftimi i plote i Drejtorisë së Burgjeve:

Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës! I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale. Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.