Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën i burgosuri shqiptar në Greqi, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Trikalas në Greqi mbrëmjen e djeshme, raportojnë mediat fqinje.

Sipas asaj që është raportuar në shtypin grek, 36-vjeçari shqiptar është rrëzuar papritur në tokë e më pas është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikallas.

Mirëpo, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës dhe ka mbërritur i pajetë në spital, teksa dyshohet se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore që të përcakohen qartë shkaqet, teksa nuk është bërë me dije identiteti i tij dhe arsyet pse ishte burgosur.