Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Horoskopi ditor: 28 dhjetor 2020

08:47 28/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

Dashi

Për shkak të kundërshtimit të Venusit me Marsin, gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë sot dhe do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe do thoni fjalë shumë të gabuara. Mund t’i kujtoni partnerit edhe disa ndere që i keni bërë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni princin e kaltër pa pasur një mbështetje dhe kjo do ju brengosë. Në fakt miqtë, të cilëve do ju telefononi kanë angazhimet e tyre. As në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha. Kënaquni me aq para sa do keni.

Demi

Të qetë dhe të dashur do tregoheni gjatë gjithë ditës sot dhe kjo do ju mbajë larg konflikteve. Gjithsesi inate të vjetra do mbani. Nëse keni një lidhje do i kushtoni rëndësi shumë të madhe atij që keni në krah dhe nuk do e lini asnjë moment të mërzitet. Ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të filluar një lidhje serioze, por kjo gjë nuk do ju brengosë. Në punë do verifikoni me kujdes çdo gjë dhe do keni performanca të shkëlqyera. Edhe gjendja financiare ka për të qenë goxha e mirë.

Binjakët

Sot do reflektoni gjatë para se të veproni dhe vetëm pasdite mund të merrni vendime në çdo fushë. Ju të dashuruarit mund të keni në mëngjes disa konflikte shumë të vogla, por që do kalojnë pa probleme serioze. Për beqarët do paraqiten mundësi shumë herë më të mira nga më parë, mjafton që ata t’i shfrytëzojnë sa më shumë. Në punë mos keni frikë për asgjë sepse gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve që keni bërë. Për ju nuk ka pengesa të pakalueshme. Paratë do jenë në një gjendje të kënaqshme.

Gaforrja

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet.

Luani

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t’iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë.

Virgjëresha

Në tërësi dita do jetë pozitive sot dhe pa probleme serioze. Do keni besim tek vetja dhe nuk keni për të pasur debate me të tjerët. Ju që keni një lidhje do jeni shumë romantikë dhe do krijoni një klimë të jashtëzakonshme në çift. Zemra do rrahë fort dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë moment nga njëri-tjetri. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat dhe me nxitim sepse do lëndohen e do vuajnë më vonë. Në punë shumë kolegë do ju shtyjnë drejt rrugës së gabuar, por një zë i brendshëm do ju nxitë të bëni kujdes. Financat do përmirësohen në mënyrë të paimagjinueshme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Peshorja

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë e bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do jetë e qëndrueshme.

Akrepi

Nuk do jeni gjithë kohës realistë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të shkaktojë probleme të vogla. Ju që keni një lidhje do e filloni ditën me debate për paratë e përbashkëta. Pranojini gabimet sa më parë nëse doni që marrëdhënia të mos përkeqësohet. Ju beqarët nuk do jeni me këmbë në tokë dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme në të ardhmen. Për fatin e mirë në punë do jeni disi më kreativë nga dje. Do ju vihen më në pah meritat. Gjendja financiare do jetë shumë më e qetë se disa ditë më parë.

Shigjetari

Mërkuri do e favorizojë qëndrueshmërinë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë të jeni edhe më eksperimentues. Ju beqarët do keni takime të përshpejtuara dhe as vetë nuk do e kuptoni sesi do ju ndryshojë rrjedha e jetës. Në punë aftësia që keni për t’u përshtatur e për të folur hapur do ju ndihmojë të ecni akoma më përpara. Sektori i financave do jetë më i bllokuar dhe do gjendeni herë pas here në vështirësi.

Bricjapi

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

Ujori

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

Peshqit

Turbullirat yjore do ju pengojnë sot të ecni përpara. Nga ana tjetër as ju nuk do jeni luftarakë. Nëse keni një lidhje do debatoni dhe do keni probleme të vazhdueshme me atë që keni në krah. Edhe pse do e kuptoni që i keni ju gabimet më të mëdha nuk do e ulni hundët aspak. Ju beqarëve as nuk do ju shkojë nëpër mend të kërkoni dashurinë sot dhe do ju pëlqejë jeta që bëni. Në punë do i ngatërroni të gjitha gjërat dhe në vend që të hidhni hapa para do ktheheni mbrapsht. Financat do kenë vështirësi serioze.

Etiketa: fatiparashikimshenje

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Anglia, rregulla të reja pas Vitit të Ri, paralajmëron qytetarët dhe bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.