Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme Tiranë.
Mësohet se një 18-vjeçare me iniciale K.Q është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ka tentuar t’i japë fund jetës.Ndërkohë 18-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi I policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.