Skip to content
Politikë

Grupi parlamentar i PD mbledhje në seli, çfarë po diskutohet

· 2 min lexim

Grupi parlamentar i PD  po zhvillon një takim në selinë blu.

Takimi ka në fokus aksionin që do të ndërmerret sot në seancën plenare, referuar faktit që ende një numri lartë deputetësh është i përjashtuar .

Në seancat e mëparshme ka pasur tensione në hyrje të Kuvendit, me përplasje të deputetëve të përjashtuar dhe Gardës.

Rendi i ditës:

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Kuvendit Çuçi.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

Gjatë seancës plenare do të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.