Greqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet trondit shtetin fqinj
Greqia nuk po gjen qetëi nga tërmetet teksa një tjetër ka rikthyer frikën në vendin fqinj pak më parë. Një tërmet tjetër i fuqishëm i shkallës 5.3 Rihter u regjistrua sërish mbrëmjen e sotme.
Epiqendra e lëkundjeve ishte 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte vetëm dy km. Më herët gjatë paradites Greqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 po me epiqendër në Larisa. Sipas të dhënave të para nga Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe epiqendra e tij ishte 21 km në jug-perëndim të Elassona. Si pasojë e lëkundjeve të forta një person ka humbur jetën dhe u jane regjistruar dëme të shumta materiale. Lëkundjet pas tërmetit të paradites kanë vazhdur gjatë gjithë ditës së sotme.
Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa lëkundjet u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë. Mediat greke publikuan pamje ku shiheshin qytetarët që duke vrapuar në rrugë të frikësuar e duke u munduar të kontaktojnë me familjarët e tyre. Një qytetar ishte ai që e ka filmuar momentin kur bie tërmeti, ndërsa shihet se si lëvizin abazhurët në shtëpinë e tij për disa sekonda gjate lekundjeve te fuqishme.