Skip to content
Të Gjitha

Grabitje me armë zjarri në Astir, dy persona largohen me motor, Patrulla policie në hyrje-dalje të Tiranës

· 2 min lexim

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një institucion financiar (postë) në kryeqytet, në zonën e ish-sheshit Shqiponja.

Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në këtë institucion dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë marrë paratë që ishin në banak.

Deri më tani dyshohet se nga posta janë grabitur 30-40 milionë lekë të vjetra.

Menjëherë pasi kanë kryer vjedhjen dy personat janë larguar me motor.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që patrulla të policisë janë vendosur në pikat hyrëse dhe dalëse në Tiranë, për të kontrolluar çdo person të dyshimtë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke dhënë detaje e informacione në numrin 112.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.