Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Librazhd/ Flet mjeku: I traumatizuar, nga goditjet nuk hap dot njërin sy

· 1 min lexim

Ashtu siç edhe është raportuar, mbrëmjen e djeshe është grabitur shtëpia e mjekut Kujtim Albrahimi në Librazhd, i cili pak më parë ka dhënë edhe detajet e para.

I traumatizuar, mjeku ka treguar se grabitësit ishin profesionistë dhe madje kishin arritur të fiknin sinjalin e alarmit.

Madje për më tepër, ka thënë se ka pasur edhe përleshje mes tij dhe grabitësve, prej nga edhe i është mbyllur njëri sy.

“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë. Nga goditjet më është mbyllur njëri sy,”–  ka thënë Albrahimi për “Ballkanweb”.

Nga njoftimet e para të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 ndërkohë që në shtëpi ndodhej vetëm çifti. Grabitësit kanë arritur të vjedhin 12 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri të ndryshme.

Në prangat e policisë ka rënë një elektriçist nga Kruja, i cili është edhe i dyshuari i parë për ngjarjen, megjithatë ka nevojë që të bëhen verifikime të mëtejshme.