Skip to content
Të Gjitha

Grabitet magazina në pronësi të Ministrisë së Brendshme, ja çfarë morën autorët

· 1 min lexim

Persona të paidentifikuar kanë grabitur magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit në “Rrugën e Kavajës”.

Kjo magazinë është në varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Policia sqaron se grabitësit kanë marrë disa pajisje elektronike.

Objektet e vjedhura ishin të dala jashtë përdorimit dhe gati për t’u asgjësuar.

Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Materialet procedurale ndërkohë i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Informacioni i policisë

Tiranë
Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .