Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabiste bankomate e karburante, arrestohet 31-vjeçari me listën e gjatë të krimeve

10:16 19/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar nga Fushë-Kruja.

Ai akuzohet për një sërë krimesh si vjedhje bankomatesh, argjendarish e karburantesh në disa qytete të Sqhipërisë.

I riu kishte ndryshur edhe emrin disa kohë më parë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Policia tha se falë operacionit ATM dokumentoi me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive, me dhunë e armë, të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës dhe Komisariati i Kavajës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, bënë të mundur lokalizimin dhe kapja e autorit të dyshuar, A. R. alias R.P, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesionale dhe hetimore e strukturave të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve (ATM).

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:

I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.

I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit të Kavajës.

Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve dhe argjendarive, konkretisht:

  • Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018;
  • Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;
  • Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019;

Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje a armëve dhe municioneve luftarake”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2752007621752258

Etiketa: 31-vjeçariarrestohetbankomatekarburante

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Pritej vendimi nga Gjykata, jepet masa e sigurisë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.