Skip to content
Të Gjitha

Goditën me shkop biznesmenin derisa humbi ndjenjat, dënohet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

· 1 min lexim

Katër shqiptarë pjesë e një bande grabitësisht, janë dënuar nga Gjykata e Maceratas në Itali.

Sipas mediave italiane, banda përbëhet nga Gëzim Bashkurti 47 vjeç, Olsi Dangaj 37 vjeç, Blerim Dinaj 42 vjeç, Gentian Kadillari 41 vjeç.

Ndërkohë 39-vjeçari Albert Gazidedja, i arrestuar së bashku me grupin, është liruar.

Bashkurti është dënuar me 7 vite e 9 muaj burg, ndërsa Dangaj, Dinaj dhe Kadillari me 6 vite e 9 muaj.

Të katër këta persona janë përgjegjës për grabitjen e dhunshme në vilën pediatrit Paolo Nori, më 25 korrik të 2012-ës.

Pediatri u kërcënua nga shqiptarët me një kaçavidë, ndërsa gruaja e tij u mbajt me forcë në shtrat.

Më pas pre e bandës ra edhe biznesmeni Armando Grassetti, ngjarje e cila daton më 29 tetor të 2012-ës.

Grassetti u godit me shuplaka dhe një shkop metalik derisa humbi ndjenjat.

Prokuroria ndërkohë kishte kërkuar 10 vite burg për Bashkurtin e Kadillarin, 9 vite e 8 muaj për Dinaj dhe Dangaj, si dhe 4 muaj për Gazideden.