Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqet dhe arbitrazhet ‘fundosin’ shtetin/ Qeveria, miliona euro borxh bizneseve dhe të larguarve nga puna  

15:57 09/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare në këto 8 vite të qeverisjes së “Rilindjes” është futur në një spirale të madhe borxhesh, të cilat duket se kanë çuar në “buzë të greminës” jo vetëm Ministrinë e Financave, por do të gremisin edhe të gjithë ekonominë e vendit.

Shuma që qeveria ka si borxhe të fshehura dhe të pareferuara as në projekt-buxhetin e fundit, për vitin që vjen, është zbuluar nga një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky i fundit pas auditimit që i ka bërë zbatimit të buxhetit të vitit 2019, ka gjetur se, detyrimet e prapambetura të pakontabilizuara (të padeklaruara) në llogaritë e borxhit publik, arritën në 72.3 miliardë lekë ose gati 600 milionë euro.

Shuma e këtyre borxheve që shteti shqiptar ka akumuluar ndër vite pa i shlyer, ua ka si individëve ashtu dhe subjekteve private nga gjyqe të humbura ndaj këtyre të fundit.

Sipas të dhënave nga auditimi i KLSH-së, detyrimet e prapambetura arritën nivelin e vitit 2013, pra në një shumë prej 72.3 miliardë lekësh, ose plot 600 milionë euro.

Raporti i KLSH-së

Në raportin e dorëzuar në Kuvend, ekspertët e KLSH-së lajmërojnë se, detyrimet e fshehura mund të jenë më të larta edhe se kjo vlerë, për shkak të nënraportimeve të mëdha nga institucionet, të cilat kanë qenë të pamundura të verifikohen nga Kontrolli gjatë vitit.

Sipas KLSH-së, në shumën prej 72.3 miliardë lekësh të akumuluar deri në fund të vitit 2019, pjesën më të madhe të detyrimeve e zënë ato për projektet e investimeve, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera me vlerë 24.4 miliardë lekë ose 198 milionë euro.

Pra sipas KLSH-së, rreth 150 milionë euro është vetëm shuma e dëmit që shteti shqiptar ose qeveria “Rama” duhet të shlyejë ndaj individëve që janë larguar me pa të drejtë nga puna, dhe kanë fituar gjyqin ndaj shtetit në gjykatat administrative.

KLSH thotë se, qeveria i ka nën-raportuar me së paku 7 miliardë lekë këto detyrime. Pasi janë gjetur një duzine faturash nga tatimet, doganat, AKSHI, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë që nuk është raportuar.

Arbitrazhet dhe TVSH-ja e parimbursuar

Për nga madhësia e detyrimeve të papaguara dhe që shtojnë volumin e borxhit të qeverisë, vijnë shuma në para e vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare (Arbitrazhi) me vlerë 19 miliardë lekë.

Këtë shumë KLSH e ka përllogaritur duke marrë në konsideratë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe Arbitrazhit, siç janë shuma që shteti shqiptar duhet ti paguaj biznesmenit italian Fancesco Becheti, apo ajo për kompaninë greke “Aktor” për rrugën Tiranë-Elbasan.

Kjo shumë e cila sipas KLSH-së është 154 milionë euro, nuk është raportuar nga qeveria në raportin periodik të detyrimeve të prapambetura.

Gjithashtu, KLSH-ë ka gjetur edhe 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro nga TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve. Auditi suprem thekson se, qeveria ka një nënvlerësim të detyrimeve të TVSH-se dhe Tatim-Fitimit.

Nga auditi në Tatime është verifikuar se, janë edhe 14.1 miliardë borxhe të prapambetura si rimbursimi që duhet t’i bëhet tepricës kreditore të Tatimit mbi Fitimin.

Fshehja e borxhit

Detyrimet e prapambetura të zbuluara nga KLSH-se ishin sa 4.1% e PBB-së së vitit 2019. Kontabilizimi i tyre në llogaritë buxhetore do ta çonte borxhin real të vendit në rreth 86% të PBB-së ketë vit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit lajmëron deputetet në Kuvend se, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e ka humbur kontrollin mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit.

“Niveli i detyrimeve të prapambetura është rikthyer në problematik. Akumulimi i madh i detyrimeve financiare të prapambetura shkakton dëm në stabilitetin fiskal te vendit. Në konkluzion, konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit. Niveli i detyrimeve të prapambetura është përsëri një problematikë që kërkon adresim të menjëhershëm dhe të kujdesshëm”,- raporton KLSH-ja në auditin e saj të fundit.

/Burimi: KLSH/ GazetaReforma.com/

Etiketa: arbitrazhborxhgjyqemilionashteti

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Dardanët bëhen gati për miqësoren me Shqipërinë, mungojnë yjet e ekipit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.