Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata vendosi Pjerin Ndreun Kryetar të Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi: E jashtëligjshme, drejtuese jam unë

11:27 06/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, ku ka bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka vendosur Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive, ku ka hedhur akuza se ky vendim është jo i drejtë e joligjor.

Sipas Voltana Ademit, veprime të tilla bëjnë që PS po kontrollon edhe Shoqatën e Bashkive dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

Më tej Ademi shton se Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019, e shumë shpejt do të keni një vendim të qartë.

Postimi i plotë:

Sot, në zyrat e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë është dërguar nga z. Pjerin Ndreu, përmes një emaili dërguar nga Bashkia Lezhë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 14 Shtator 2021. Me këtë vendim gjyqtari ka vendosur z. Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive.

Bëj me dije se kërkesa e z. Ndreu për t’u rregjstruar në Gjykatë, për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, është hedhur poshtë me një vendim të mëparshëm të gjykatës, më datë 21 qershor 2021. Me këtë vendim gjykata vlerësoi se kërkesa e z. Pjerin Ndreu nuk ishte nëpërputhje me Statusin e Shoqatës dhe kuadrin ligjor përkatës.

Me të njëjtat procedura jo demokratike, jo statutore dhe jo ligjore, z. Ndreu e ridërgoi kërkesën sërish në gjykatë.

Për fat të keq, gjykatësi i çështjes e pranoi kërkesën dhe vendosi me një vendim të jashtligjshëm kapjen e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ky vendimi është jo i drejtë e joligjor. Veprime të tilla, duke kapur dhe kontrolluar Shoqatën e Bashkive, nga Partia Socialiste, nga individë që nuk kanë mandatin për përfaqësim, për të qenë anëtarë të Shoqatës së Bashkive, janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

Veprime të tilla përdhosin çdo parim e rregull.

Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës politike të krijuar nga Partia Socialiste.

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019, e shumë shpejt do të keni një vendim të qartë.

Veprimtaria e Shoqatës së Bashkive ka qenë dhe duhet të jetë një kontribut për të mirën publike. Ajo nuk mund të jetë një instrument në dorën dhe kontrollin e qeverisë.

Në cilësinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, si drejtuese legjitime e shoqatës, ndihem tejet e shqetësuar për veprime të tilla , jo demokratike. Përpjekja ime vijon. Unë nuk tërhiqem.

Ftoj partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët, brenda dhe jashtë vendit, të vlerësojnë me profesionalizëm dhe seriozitet situatën.

Etiketa: FacebookpostimShkodervoltana ademi

Të lidhura

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para
Qytetarët protestë para bashkisë në Durrës: Po bëjmë dy vite jashtë, shtëpitë po amortizohen

Qytetarët protestë para bashkisë në Durrës: Po bëjmë dy vite jashtë, shtëpitë po amortizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

10:42 16/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

10:22 16/05/2025
Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

10:07 16/05/2025
Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

09:44 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.