Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata pushoi çështjen e Spartak Brahos\ Reagon Tufa : “Së shpejti padi më të rënda”

16:30 25/12/2019
Reading Time: 2 min lexim

Agron Tufa, shkrimtar dhe ish-drejtori ekzekutiv i ISKPK (Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri), ka qenë gjithnjë shumë i përfshirë në çështjet publike, që përbëjnë debat.

Tufa shpesh reagon, duke shprehur mendimin e tij mbi pikëpamje të caktuara.

Kjo ka bërë që disa persona të njohur ta sulmojnë atë nëpër shkrime në gazeta apo rrjete sociale.

Kështu, më 1 prill 2019, Spartak Braho, deputet i PS-së, akuzoi Tufën, se po nxin historinë.

Ai tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Pas kësaj, erdhi reagimi i Tufës, i cili i bëri thirrje drejtësisë të ndërhyjë, pasi sipas tij Braho ka dënuar politikisht gjatë regjimit komunist njerëz të pafajshëm.

Në këtë debat u përfshinë edhe ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Më 24 prill 2019, Agron Tufa iu drejtua gjykatës, ku paditi për shpifje Brahon, Brokajn, Dukën dhe Tarifën.

“T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” -tha Tufa para mediave aso kohe.

Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik, pasi është kërcënuar.

Pas 8 muajsh, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj Spartak Brahos, pasi sipas saj nuk provohet vepra penale për fyerje dhe shpifje, dhe se padia e Tufës nuk përmbush kushtet ligjore.

Pak më parë erdhi edhe reagimi i Tufës mbi këtë vendim.

Përmes një statusi në “Facebook”, Tufa paralajmëron se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të renda, në shkallë të gjerë.

Më tej, ai shkruan se është i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje dhe nuk do tërhiqet derisa shteti ligjor të bëhet funksional.

“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”, shkruan Tufa.

 

 

Etiketa: agron tufapadispartak braho

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Dalin pamjet\Prej 24 orësh e humbur, droni lokalizon në mes të pyllit të moshuarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.