Skip to content
Kronikë

Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën për zëvendësim mase për Ruben Saraiva

· 1 min lexim

Gjykata e Lezhës ka lënë sërish në burg të akuzuarin për vrasjen e Adrian Nikulaj, Ruben Saraiva.

Portugezi është lënë në burg si autor i dyshuar për vrasjen e Nikulajt më 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.

Këtë vendim avokati Kujtim Cakrani e ka konsideruar të padrejtë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë ngjarje.

Adrian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 ndërsa po konsumonte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Ndërsa kreu i policisë në atë kohë Muhamet Rrumbullaku e konsideroi atë si një vrasje për hakmarrje.

Policia gjithashtu,  konsideroi si bashkëpunëtor në krim 6 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë në shqipëri si turistë, por si ekzekutor i Nikulajt është identifikuar Portugezi Ruben Saraiva.