Skip to content
Të Gjitha

Gjykata e Kurbinit nxjerr nga qelia Kreshnik Tushën, i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç

· 1 min lexim

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Kreshnik Tushën. Mësohet se sot gjykata ka marrë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Tushën, ai nga sot nuk do të jetë më në “arrest me burg”, por në “arrest në shtëpi”.

21- vjeçari Kreshnik Tusha është liruar pas më shumë se një muaji  nga vrasja e 2-fishtë në Laç kur të vdekur mbetën Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Tusha ka mohuar të ketë lidhje për ngjarjen kurse Prokuroria e akuzon si një nga 4 autorët e veshur si policë që ekzekutoi në Laç Bujar Likën, mikun e Ervis Martinajt dhe Paulin Markun.Tusha u mbajt me masa të rrepta sigurie në spital.

Nga ana tjetër ekzekutimi i dyfishtë në Laç është zbardhur. Pas hekurave ndodhet Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutor dhe Ilir Lika si bashkëpunëtor. Ndërkohë që në kërkim janë edhe dy të tjerë: Klaudio Pepkola dhe Olti Vlashi.