Skip to content
Kryesore

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt që ai të dëshmojë në seancë përmes audio ose videokonferencës. Vendimi u mor në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen e njohur si “Buka”.

Kërkesa u paraqit nga mbrojtja me argumentin se ish zëvendëskryeministri nuk ndodhet në Shqipëri dhe nuk mund të paraqitet fizikisht në seancë.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të zhvillohet më 24 shkurt.

Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me këtë dosje.