Skip to content
Të Gjitha

“Gjigandi”/ Prokurorët kërkojnë 12 vite burg për ish-ministrin, fansja e zjarrtë e tij e pret me ankth jashtë

· 2 min lexim

Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është përballur në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Mësohet se prokurorët, Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kanë kërkuar dënimin me nga 12 vite burg për ish-ministrin dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

Saimir Tahiri u paraqit në gjykatë së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës ndërsa seanca e sotme ka qënë edhe e para në të cilën dyshja është përballur.

Akuza që rëndon mbi të është ajo e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe për këtë Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg.

Ndërsa mësohet se ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi.

Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

E ndërsa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhej brenda gjykatës, një zonjë e cila njihet si mbështetësja e tij e prishte jashtë.

Ajo ka shkuar për ta mbështetur duke veshur një bluzë në të cilën ishte stampuar një foto e saj me ish-ministrin.

Sipër fotos në bluzë ishte edhe mbishkrimi “Gjigandi Saimir Tahiri”.

Por nuk është ndalur me aq, zonja ka qëndisur emrin e tij edhe në maskën që ka vënë kundër Covid-19.