Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjermania miraton lehtësira për emigrantët, shkurtohet koha e pritjes për leje pune

10:00 02/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Shkurtohet pritja për leje pune, lehtësohet ndryshimi i statusit, ashpërsohen dënimet për kontrabandistët.

Sipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung. Ata marrin të ashtuquajturin Ausbildungsduldung ose Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi). Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018. Parakusht për këtë është qe te kesh qëndruar ne Gjermani prej pesë vitesh.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.

Por parakusht për të përfituar është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta

Mijëra shqiptarë me Duldung në fund të vitit të kaluar

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet.

Sipas një përgjigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me me mbi 7000. Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar ka qenë afro 5000, siç e mësoi DW nga ministria e punëve të Brendshme të Gjermanisë. Sesa prej tyre do te përfitojnë nga kjo rregullore, kjo nuk dihet ende.

Shkurtohet koha e pritjes për leje pune

Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, restpektivisht, gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.

Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azil në Gjermani prej këtyre vendeve,abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.

Dënime të forta për trafikantët

Veç të tjerash, kabineti qeveritar rriti ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani. Është planifikuar që personat që sjellin në mënyrë të organizuar refugjatë në Gjermani. ose që trafikojnë armë, ose vënë në rrezik jetën e të miturve dënohen me mbi një vit burg dhe këto vepra konsiderohen krime.

Gjermani rrit ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani
Kjo vlen edhe për ata që mundohen të anashkalojnë kontrollet e policisë duke prerë kordonin. Policia dhe prokuroria publike, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë sektor, do të lejohet të përgjojë edhe mjetet e telekomunikaconit të tyre.

Kur pritet të miratohet?

Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amandament do ta përkrahin edhe landet me pjesëmarrje të opozitës CDU/CSU kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të përfaqësuesve të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ajo e landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme./DW

Të lidhura

Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran
Bota

Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran

Pas sulmeve të fundit izraelite, mijëra qytetarë iranianë kanë dalë në rrugë në disa nga qytetet kryesore të vendit, përfshirë...

17:15 20/06/2025
Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn
Aktualitet

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Kristjan Cenaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi u shpall fajtor...

17:00 20/06/2025
Para
“Bujaria” e Samir Manes, si oligarku pastroi paratë e Metës me një vilë në Golem

"Bujaria" e Samir Manes, si oligarku pastroi paratë e Metës me një vilë në Golem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran

Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran

17:15 20/06/2025
Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

17:00 20/06/2025
657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

13:49 20/06/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

13:25 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.