Skip to content
Kryesore

Gjendet pa shenja jetë në hyrjen e një pallati një 38-vjeçar në Shëngjin

· 1 min lexim

Një person është gjetur pa shenja jete në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes, në Shëngjin.

Viktima, Ergys Lekaj, 38-vjeç, është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe nga informacionet e para, rezulton se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës.

LEZHË

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në Shëngjin.

Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Ergys Lekaj, 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).

Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.