Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë

09:47 13/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Agjencia civile e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se qyteti i Gazës po sulmohet intensivisht nga ajri, ndërsa forcat izraelite përgatiten për një operacion për të marrë kontrollin e qytetit.

Zëdhënësi Mahmud Bassal raportoi se zonat rezidenciale të Zeitoun dhe Sabra janë goditur për tre ditë radhazi, duke shkaktuar “shkatërrim masiv të shtëpive të civilëve”, ndërsa banorët nuk kanë mundur të gjejnë të vdekurit dhe të plagosurit.

Një deklaratë e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, Australisë, Kanadasë dhe Japonisë paralajmëroi se “uria po përhapet përpara syve tanë” dhe kërkoi veprime të menjëhershme për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Ata kërkuan masa konkrete dhe të qëndrueshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmave, duke akuzuar gjithashtu përdorimin e forcës pranë konvojve humanitare. Sipas OKB-së, mbi 1,300 palestinezë janë vrarë kryesisht nga ushtria izraelite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të martën që Izraeli të lejojë furnizime mjekësore, për të përballuar një krizë shëndetësore “katastrofike” përpara kontrollit të Qytetit të Gazës. Përfaqësuesi i OBSH-së, Rik Peeperkorn, tha se shpërndarja e furnizimeve po ndodh me ritëm të ngadaltë dhe se spitalet duhet të pajisen me ilaçe dhe materialet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Kabineti i luftës i Izraelit votoi të hënën për marrjen e kontrollit të Gazës, një vendim që u dënua në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të martën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit, deklaruan se ishin “në fillim të një gjendjeje të re luftarake”, pa dhënë një afat të saktë për hyrjen e forcave në qytet.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se forcat izraelite ishin të udhëzuara të çmontonin “dy fortesat e mbetura të Hamasit” dhe të kontrollonin zonën qendrore të al-Mawasit, duke parashtruar një plan me tre hapa për rritjen e ndihmave humanitare dhe krijimin e korridoreve të sigurta.

Banorët raportojnë se sulmet ajrore kanë qenë intensive dhe të pandërprera. Majed al-Hosary nga Zeitoun tha për AFP se “sulmet ishin jashtëzakonisht intensive për dy ditë”, ndërsa Amr Salah, 25 vjeç, për Reuters, përshkroi bombardimet dhe “unazën e zjarrit” që goditi rrugët e Gazës lindore.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi raportoi 100 të vdekur në 24 orët e fundit, përfshirë 31 persona që humbën jetën pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave, si dhe pesë viktima nga kequshqyerja.

Lufta 22-mujore mes Izraelit dhe Hamasit ka nxitur kritika të shumta ndërkombëtare, me ekspertë të OKB-së që paralajmërojnë për një krizë ushqimore të gjerë. Një grup ish-udhëheqësish ndërkombëtar, i njohur si “Pleqtë”, e ka cilësuar situatën në Gaza si “gjenocid në zhvillim”, duke fajësuar Izraelin për shkaktimin e uri masive.

Helen Clark dhe Mary Robinson, ish-kryeministre e Zelandës së Re dhe ish-presidente e Irlandës, pas vizitës në kufirin e Gazës, deklaruan se situata tregon për një gjenocid të vazhdueshëm, jo vetëm për një krizë ushqimore të shkaktuar nga njeriu.

Etiketa: gaza

Të tjera

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës
Aktualitet

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër protestave të ndara kundër qeverisë, të planifikuara brenda katër ditësh radhazi. Edhe pse aktorët...

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit
Aktualitet

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme ka marrë katër letërporosi nga jashtë vendit në kuadër...

14:22 18/12/2025
Para
Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

14:22 18/12/2025
Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

14:20 18/12/2025
Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

14:11 18/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.