Skip to content
Showbiz

Gati për hitin e ri? Ja kur do të publikohet kënga e Ledri Vulës, Mc Kreshës dhe Lyrical Son

· 1 min lexim

Tre reperët më të suksesshëm shqiptarë kanë bashkuar forcat sërish.

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son janë gati për hitin e ri.

Ditën e enjte ata do të vijnë me projektin e ri muzikor të titulluar “PINT”.

Reperët e njohur shqiptarë nuk kanë zbuluar detaje më të hollësishme por nesër në orën 18:00 pritet të publikohet kënga e realizuar edhe me videoklip.

“Hip Hop”, ishte bashkëpunimi i fundit dhe më i suksesshmi i tre reperëve, kështu që shpresojmë ta thyejnë rekordin e tij.  /iconstyle.al/