Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gafa e pazakontë e OFL/ I dërgon formularin e deklarimit xhihadistit, të vrarë 6 vite më parë në Siri

23:08 18/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit (OFL), i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, shtetasit Shkëlzen Dumani, i cili kishte shkuar në Siri nën thirrjen e luftës së shenjtë (xhihadid) dhe i ishte bashkuar ISIS-it, ku edhe rezulton i vrarë prej 6 vitesh që në vitin 2014.

Sipas të dhënave, pasuria e të ndjerit është një apartament dhe një automjet, ndërsa në banesën e tij pas vdekjes së nënës së tij Mentije Dumanit, nuk jeton më askush.

Kujtojmë se Shkëlzen Dumani u vra në moshën 39 vjeçare krah grupeve xhihadiste në Siri, si dhe u varros në tokën ku luftoi sipas riteve fetare islame.

Sipas njoftimit të OFL, Shkëlzen Dumani është banues në Tiranë, ndërsa gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

Ndërkohë kunati i të ndjerit i ka bërë thirrje shtetit shqiptar, që ta ndihmojë që të kthejë fëmijët e të ndjerit në Shqipëri, pasi Eva dhe Endri, kanë mbetur në kampet siriane që pas vdekjes së babait të tyre, Shkëlzen Dumanit.

 Kush është Shkëlzen Dumani?

Shqiptari i fundit i cili besohet se është vrarë në Siri, Shkëlzen Dumani, është një prej personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare me akuzën e organizimit dhe financimit të rekrutimit dhe dërgimit të myslimanëve shqiptarë për xhihad në Siri.

Në fund të janarit të vitit 2014, ai ka mundur të kalojë kufirin së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç. Sipas të afërmve në Bellovë të Dibrës, vite më parë, Shkëlzeni me profesion hidraulik shkoi për gjashtë muaj në Arabinë Saudite me kontratë pune.

Pas kthimit nga Arabia, ai fillon të praktikonte fenë myslimanë duke lënë dhe mjekër.

Shkëlzen Dumani duket se e ka menduar me detaje arratisjen së bashku me dy fëmijët e tij.

Ai ka shfrytëzuar një sebep familjar të bashkëshortes për të kryer në heshtje largimin e tij. Ai i ka thënë bashkëshortes, Mides, të ikte tek i vëllai i saj, pasi ky i fundit fejonte të bijën dhe i ka kërkuar të qëndronte tre ditë atje.

Ai së bashku me dy fëmijët të nesërmen do të ikte në Shkodër për të drekuar me një mikun e tij. Gjatë kësaj kohe ai është bërë gati dhe është nisur në aeroport me fëmijët. Teksa është telefonuar nga bashkëshortja, ai deri në momentin që kanë humbur kontaktet, i është përgjigjur se po ia kalonin mirë dhe se fëmijët janë po ashtu mirë.

Dumani ka udhëtuar me fëmijët e tij përmes aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Mësohet se ditën e udhëtimit Dumani ka qenë i veshur me kostum dhe ka hequr mjekrën.

Ai i ka shpjeguar personelit se arsyeja e udhëtimit drejt Turqisë është për operimin e djalit të tij. Më pas i ka humbur gjurmët dhe dyshohet se ka mbërritur në Siri së bashku me dy fëmijët.

 

Etiketa: 6 viteformularigafaI vrareoflShkelzen DumaniSiriXhihadi

Të tjera

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë
Aktualitet

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në disa qytete të vendit,...

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual
Aktualitet

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Maliqit, ku një 30-vjeçare ka akuzuar vjehrrin e saj për abuzim...

13:08 08/08/2025
Para

Pas tërmetit që shkundi Greqinë, lëkundje edhe në Durrës, ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.