Skip to content
Bota

Franca goditet nga një sulm tjetër me armë, 6 të plagosur dhe 1 i vdekur

· 1 min lexim

Franca goditet përsëri nga një sulm i papritur me armë. Këtë herë ka qenë një person i armatosur i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, prej nga kanë mbetur 6 persona të plagosur dhe njëri ka mbetur i vrarë.

Mësohet se autori është një burrë 70 vjeçar, i cili ka hapur zjarr në mes të një rruge në Bastia, Korsikë pasditen e sotme. Autori pas ngjarjes është mbyllur në shtëpinë e tij, ndërsa policia është duke zhvilluar operacionin për kapjen dhe dënimin sipas ligjit.

Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”, i cili ishte duke qëlluar, ndërsa  Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vend, tha se një nga të plagosurit është në situatë serioze.

Një nga viktimat është edhe një polic, tashmë i transferuar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga burimet e policisë ende nuk bëhen të ditura motivet që e shtynë autorin të kryente një sulm të tillë.