Skip to content
Të Gjitha

Studentët e ‘Ekonomikut’ nxjerrin jashtë administratën, bllokohet dera kryesore

· 1 min lexim

Pas protestave në rrugë, studentët janë ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Mësohet se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Siç duket edhe nga fotot, studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën.

Janë rreth 100 persona që vijojnë ngujimin brenda në fakultetin e Ekonomikut, ndërsa jashtë ambienteve kanë mbetur edhe disa studentë që kërkojnë të bëjnë mësim. Pjesa e studentëve që proteston kanë vendosur të bëhet bojkot total i mësimi të paktën deri të premten e kësaj jave.