Skip to content
Aktualitet

Foto pa koment nga shembja e Teatrit Kombëtar, zemërohet populli para rrënojave

· 1 min lexim

Media të ndryshme kanë publikuar ditën e sotme revoltën e qyetarëve shqiptarë, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këto pamje tregojnë rrënojat e godinës së teatrit, ku shumë aktivistë, gazetarë e artistë protestuan për më shumë se dy vjet kundër shembjes së tij.

Arrestime të shumta janë kryer nga policia ku nuk ka munguar as dhuna e ndaj gazetarëve.

Pas dhunimit të gazetarit Alfred Lela, reagoi edhe Unioni i Gazetarëve, i cili e quajti akt të turpshëm që duhet të çohen para drejtësisë dhunuesit.