Skip to content
Të Gjitha

Forcat e Armatosura evakuojnë 15 persona të bllokuar në Theth e Shalë

· 1 min lexim

15 persona të bllokuar në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre dy të sëmurë, janë evakuuar nga Forcat Ajrore përmes ekuipazhit të Cougar.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.