Skip to content
Të Gjitha

Familjarët e Kacifas përplasen me mediat, shqiptarët u kundërpërgjigjen grekëve me flamuj dhe këngë patriotike

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës, do të mbahet ceremonia për 1-vjetorin e vdekjes së Kacifas.

Në zonë janë vendosur flamuj grek, ndërsa në Shqipëri janë futur brenda 24 orëve 1800 shtetas nga vendi fqinj.

‘Dosja.al’ shkruan, se familjarët e Kacifas janë përplasur me gazetarët.

Njëri prej tyre u ka thënë të qërrohen, ndërsa i ka kërkuar llogari për vrasjen.

“Pse e vratë djalin? Ju na urreni, ikni qërohuni që ketëj se nuk u duam”, u shpreh ai.

Punonjësit e medias i kanë kërkuar llogari për akuzat, por familjari i Kacifas u ka bërë thirrje të largohen.

Edhe pse është një ambient publik, në varreza janë lejuar vetëm media greke.

Ndërkohë nga ana tjetër, në Gjirokastër janë mbledhur shoqatat patriotike shqiptare.

Tek busti i Çerçiz Topullit, ata po valëvisin flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike, si ‘Xhamadani vija-vija”