Skip to content
Të Gjitha

Europol nxjerr listën, shqiptari mes 54 kriminelëve më të kërkuar (FOTO)

· 1 min lexim

Është publikuar lista me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë nga Europol, pjesë e të cilës është edhe  50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.

Burreli kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s.

Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor, të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike,  hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij, në një restorant në Ayia Napa.

Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin.

Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur.

Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.