Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Europa drejt krizës së furnizimit me gaz?/ Von der Leyen: Rusia po na shantazhon

17:39 20/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Furnizimi me gaz vazhdon të mbetet një problematikë mjaft e madhe që prej fillimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. E ardhmja përsa i përket funizimit me gaz duket ende e paqartë për Europën duke qenë se deri më tani ka qenë e varur nga importi prej Rusisë. Aktualisht disa prej vendeve anëtare të BE-së po përballen me sasi të reduktuara të gazit që vjen nga Rusia., kjo pas sanksioneve të ndërmara ndaj Rusisë. Pasiguria dhe mundësitë që Moska të ndërpresë furnizimin me gaz në dimër, nxiti thirrjet e Bashkimit Europian drejtuar vendeve anëtare që të ulin konsumin e gazit me 15 për qind. Bashkimi Evropian shpalosi sot (e mërkurë) planet që vendet anëtare të bllokut të shkurtojnë konsumin e gazit me 15 për qind deri në mars të vitit të ardhshëm. BE-ja paralajmëroi se pa këto shkurtime të thella që duhen kryer tani, vendet mund të përballen me mungesa gjatë dimrit, nëse Rusia hakmerret ndaj sanksioneve dhe ndërpret furnizimin.

“Rusia po na shantazhon, duke përdorur energjinë si armë. Në çdo rast, qoftë për një ndërprerje të pjesshme, të madhe, apo ndërprerje totale të gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Komentet e saj vijnë ndërsa Evropa po mundohet të sigurojë rezerva të mjaftueshme të gazit para futjes në sezonin e dimrit dhe të krijojë një mburojë në rast se Moska kufizon më tej furnizimet e saj si hakmarrje për mbështetjen që Brukseli i ka dhënë Ukrainës.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po përballen me furnizime të reduktuara ruse, ndërsa zyrtarët e BE-së paralajmërojnë se ka të ngjarë të ndodhë një ndalim i plotë i furnizimit me gaz nga Rusia.

Komisioni Evropian propozoi sot një objektiv për të gjitha vendet anëtare të BE-së, për uljen e përdorimit të gazit me 15 për qind nga gushti në mars, krahasuar me konsumin mesatar të këtyre vendeve në të njëjtën periudhë, nga viti 2016 e deri më 2021.

Propozimi i mundëson Brukselit ta bëjë këtë objektiv të detyrueshëm, në rast të ndonjë urgjence, nëse BE-ja deklaron rrezikun e konsiderueshëm për mungesë të madhe të gazit.

Rregullorja duhet të miratohet nga një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare, të cilat së bashku duhet të përfaqësojë 65 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian.

Diplomatët e vendeve të BE-së pritet të diskutojnë mbi këtë çështje të premten, ndërsa miratimi i rregullores pritet të bëhet në një takim urgjent të ministrative të energjisë më 26 korrik.

Para se ta sulmonte Ukrainën, Moska siguronte 40 për qind të nevojave të BE-së për gaz. Por pas fillimit të luftës, sasia e gazit rus që transportohet në Evropë kanë rënë nën 30 për qind të mesatares së viteve 2016-2021.

 

Të tjera

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut
Aktualitet

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Në qershor 2022, SPAK shpalli goditjen e Pashk Rrapit, të njohur edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj, një...

18:17 22/08/2025
Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH
Aktualitet

Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut ka hedhur dritë mbi një çështje që...

15:45 22/08/2025
Para
Shpërthejnë rastet e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit, Bilanci i Covid-19 në vend

Shpërthejnë rastet e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit, Bilanci i Covid-19 në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

18:17 22/08/2025
Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

15:45 22/08/2025
Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën

Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën

13:38 22/08/2025
Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

11:38 22/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.