Skip to content
Të Gjitha

Është zonë e gjelbër! Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në këtë qytet

· 1 min lexim

Vijon të zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19.

Së fundmi është konfirmuar pozitiv me koronavirus rasti i parë në qytetin e Librazhdit.

Nuk dihen ende rrethanat se si është infektuar personi në fjalë, por sipas ABC News i infektuari ka patur shumë kontakte sepse ka lëvizur i lirë, pasi shet në tregun e qytetit.

Shitësi fillimisht ka telefonuar 127-ën dhe pas kryerjes së analizës ka dalë pozitiv, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ky është rasti i parë me koronavirus në qytetin e Librazhdit, që është zonë e gjelbër.

Deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima, teksa betejën me Covid-19 e kanë fituar 851 qytetarët.

Dje rezultuan të infektuar 23 persona, teksa harta u zgjerua me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje.

Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.